Friday, 12 October 2012

Poezi Shqiptare, Poezi Best, Poezi shqiptare


Tri herë e dogja qiellin 
Mbrëmë
Ta bëj natën ditë
T'i shoh
Edhe mrrolat në ball
Tri herë kalova
Mbi det
E dëgjova 
Si flet
Me mallin e vet
Dhjetëra herë 
I kam djegur udhët e djajve
Dhe sërish jam kthyer
Te një ëndërr stine
Shpesh e kam qortuar
Edhe fjalën
Kur grindet me Ty
E çdoherë kam marrë
Në pëllembë dore
Një pëllumb paqeje
Që bredh çdo orë
Mbi sytë tu
Ngjyrë atdheu ka
Fluturon me dhembje
Mbi kreshta malesh
Tri herë e dogja qiellin.

1 comment:

  1. plz open the link nice poetry
    mypoetry440.blogspot.com

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...