Friday, 12 October 2012

Albanian Best Poetry ,Që nuk ishte stinë

Që nuk ishte stinë
As mall stinë s'u bë kurrë
Ishte veç një varg poeti
Që qiellit fluturoi 
Si zog
E mbi ëndrra 
Qepi
Veç në shkronjë
Në kohën e arrnuar
Me fustan të grisur
Asgjë nuk mori 
Veç një fjalë vjeshte
Erdhi dhe iku
Si gjeth lisi
Shkundur nga erërat
E di
Që nuk ishte stinë malli!
E çka do të shkruanin poetët
Sikur mos të kishte stinë?

1 comment:

  1. plz open the link nice poetry
    mypoetry440.blogspot.com

    ReplyDelete

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...