Friday, 12 October 2012

Poemë e bukur shqiptare, dashuria, Albanian Poezi

SIKUR HËNA TË KISHTE BUZË

Çdo natë do e grishja në terasën time
Mbi tavolinë do kisha shtruar verë të bardhë
Do thurja poezinë më të bukur të stinës
Mbi buzë do ia derdhja gotën e mbushur

Sikur hëna të kishte krahë
Do fluturoja deri të endrra ime
Mes qiellit e detit do shtrihesha sonte
Për një fjalë e mall djegur janë netet e mia

Sikur hëna të kishte sy
Do zbrisja sonte me yje
E do ia thoja një kënge çame
Në Filat

Sikur hëna të kishte buzë
Do e puthja çdo natë
E do ia ledahtoja gushë e llërë
Deri në agim

Diellin do ta përshendetja
Në rrezen e parë

No comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...